Site icon Telegrafi

Sulmon nënën dhe motrën e tij në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar nënën dhe motrën e tij, të cilave iu ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19:35, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuarit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar  pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij viktimat femra kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version