Telegrafi

Sulmon ish-bashkëshorten, arrestohet qytetari nga Gjilani

Të mërkurën në Gjilan, në ora 10:50, është arrestuar një person, pasi që i njëjti në momentin që e ka takuar ish-gruan e tij, e ka sulmuar fizikisht.

Nga ky sulm viktima ka pësuar lëndime trupore, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/