Një femër në Prishtinë ka pësuar lëndime trupor, e cila pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, ka pësuar në momentin që ky i fundit e ka gjuajtur me një vazo duke e goditur në këmbë.
Sipas raportit 24-orës të Policisë së Kosovës, viktimës iu është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Kurse, në Podujevë, një femër ka raporton se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull me të cilin bashkëjeton dhe kanë një fëmijë tre muajsh.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim