Telegrafi

Sulmon gruan në Drenas

Një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:00, në Drenas.

Siç thuhet në raport, me vendimin e  prokurorit, i dyshuari  dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/