Shoferi i një autobusi në Hungari ka parandaluar më të keqen derisa ishte duke vozitur me autobus rrugëve të qytetit Miskolc, ku një burrë sulmoi një grua të moshuar – duke e detyruar shoferin të ndal autobusin në mes të rrugës për tu konfrontuar me hajnin.
Bëhet fjalë për Karoly Zsolt Kis që po lëvizte me autobus rrugëve të qytetit hungarez, kur pa një grua që po mundohej të mbrohej me shkop nga një burrë që e sulmonte, transmeton Telegrafi.
Kamerat brenda autobusit kanë kapur momentin kur shoferi ndali autobusin në mes të rrugës për t’i dalë në ndihmë gruas – duke iu vërsulur hajnit i cili u zmbraps.
Siç raportojnë mediat lokale Karoly kishte shërbyer në Irak, dhe kur pa se po rrezikohej jeta e gruas së moshuar, nuk hezitoi t’i dalë në ndihmë.
Policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestoj të dyshuarin 27-vjeç, pa kaluar shumë momente nga sulmi. Në anën tjetër është bërë e ditur se e moshuara nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/