Telegrafi

Sulmon gruan dhe babanë e tij në Gjakovë

Foto: Ilustrim

Një person në gjendje të dehur (alkoolizuar) ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe babanë e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 00:00, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar.

“Është raportuar se i dyshuari m/k ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe babanë e tij. Viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Vlen të ceket se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit”, thuhet në raport. /Telegrafi/