Telegrafi

Sulmon gruan, arrestohet nga policia në Gjakovë

Një person është arrestuar, pasi që e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:40, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/