Një person është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar . Viktima ka pranuar tretman, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/