Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “sulm ndaj personit zyrtar” që ka ndodhur në Gjilan.
Sipas raportit të policisë thuhet se në qendrën e ndalimit, gjatë ofrimit të tretmanit mjekësor për të ndaluarin mashkull kosovar, i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. /Telegrafi/