Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi të njëjtit nuk i kanë përfillë urdhrat e policit në pikën kufitare për t’u ndalur, por me një kamion kanë vazhduar duke rrezikuar edhe sigurinë e zyrtarëve policor.
Në njoftimin e Policisë thuhet se njëri prej tyre ka kanosur dhe ofenduar zyrtarin policor, e më pas e ka sulmuar edhe fizikisht.
“Një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore nga sulmi dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.