Telegrafi

Sulmon fizikisht një person në Ferizaj, arrestohet nga policia

Një person është arrestuar të enjten pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:00 në fshatin Greme, në Ferizaj.

Sic thuhet në raportin e policisë, viktima  është duke u trajtuar në QKUK ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/