Site icon Telegrafi

Sulmon fizikisht një femër në Prizren, arrestohet një person

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi i njëjti e kishte sulmuar fizikisht një femër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 18:30, në Prizren.

Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofertuar tretman mjekësor, pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version