Telegrafi

Sulmon fizikisht një femër në Klinë, arrestohet i dyshuari

Foto: Ilustrim

Një person dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një femre.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:00, në Klinë.

Siç thuhet në raport, si pasojë e dhunës fizike viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës fizike viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet ndër të tjera në raport. /Telegrafi/