Një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dashuri i saj e kishte sulmuar fizikisht.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19:45 në rrugën “Hysni Dobruna”, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa I dyshuari gjendet në arrati.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raport. /Telegrafi/