Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë është arrestuar një person për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishe penguar dy zyrtar policor në kryerje të detyrës dhe sulmuar fizikisht njërin prej tyre të cilët kishin qenë duke ia shqiptuar një taket për kundërvajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/