Telegrafi

Sulmon fizikisht dy persona në Gjakovë, arrestohet një person

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar fizikisht dy persona, një mashkull dhe një femër, i cili po ashtu njëherë u ka dëmtuar edhe derën e hyrjes së oborrit.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:10 në rrugën “Tahir Zajmi”, në Gjakovë.

Sic thuhet në raport, njëra nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervestimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar fizikisht dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovar-e, njëherë u ka dëmtuar edhe derën e hyrjes së oborrit. Njëra nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/