Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00 në Prizren.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/