Site icon Telegrafi

Sulmon fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ka njoftuar policia.

“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version