Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar babain e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:00, në Gllogoc.
Siç thuhet në raport, nuk raportohet për të lënduar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për te lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/