Telegrafi

Dy të arrestuar për sulm fizik

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje verbale e kanë sulmuar një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 07:30 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.

Sipas raportit nga njëri person është konfiskuar një pistoletë me 14 copë fishekë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e verbale e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 14 copë fishekë dhe pas intervistimit të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/