Telegrafi

Sulmojnë zyrtarët policorë në Rahovec, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit gjatë një pike kontrolli kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00, në Rahovec.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/ Shqiptar pasi që të njëjtit gjatë një pike kontrolli kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policor”, thuhet në raport.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen ne mbajtje. /Telegrafi/