Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se kishin sulmuar sy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Zyrtarët kanë pësuar lëndime trupore derisa janë ballafaquar me ta.
Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit nga prokurori.
“Prizren 16.07.2020-11:20. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës. Zyrtarët policor gjatë ballafaqimit me ta kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/