Telegrafi

Sulmojnë një person në Vitomiricë, arrestohen dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi njëri nga ta ka sulmuar një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:30 në fshatin Jabllanicë, Vitomiricë.

Siç thuhet në raport, njësiti patrullues njërin nga të dyshuarit e ka dërguar për tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që njëri nga ta ka sulmuar të dyshuarin tjetër mashkull  kosovar duke i shkaktuar lëndime  trupore. Njësiti patrullues njërin nga të dyshuarit e ka dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari tjetër me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/