Dy persona janë arrestuar pasi njëri nga ta ka sulmuar një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:30 në fshatin Jabllanicë, Vitomiricë.
Siç thuhet në raport, njësiti patrullues njërin nga të dyshuarit e ka dërguar për tretman mjekësor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri nga ta ka sulmuar të dyshuarin tjetër mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Njësiti patrullues njërin nga të dyshuarit e ka dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari tjetër me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/