Telegrafi

Sulmojnë një person në Gjilan, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pasi që njëri prej tyre  së bashku me një person tjetër, i cili gjendet në arrati,  e kanë sulmuar fizikisht një person.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:30 në fshatin Pogragjë, Gjilan.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/