Dy persona janë arrestuar pasi që njëri prej tyre së bashku me një person tjetër, i cili gjendet në arrati, e kanë sulmuar fizikisht një person.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:30 në fshatin Pogragjë, Gjilan.
Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/