Tre persona janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit duke i penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës i kanë sulmuar fizikisht.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 00:30 në rrugën “27 Nëntori”, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, nuk raportohet për të lënduar.
“Tre të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në polici, pasi që të njëjtit duke i penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës i kanë sulmuar fizikisht. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raport. /Telegrafi/