Site icon Telegrafi

Sulmoi zyrtarët policorë, arrestohet prishtinasi

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte sulmuar zyrtarët policorë.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 19:00, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke u intervistuar në stacionin policor rreth një rasti aksident, i ka sulmuar zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se njëri nga zyrtarët ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version