Site icon Telegrafi

Sulmoi vëllain fizikisht, policia arreston të dyshuarin në Prizren

Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur.

Siç njofton Policia e Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në spital, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme (9 maj) rreth orës 11:00.

Raste të tilla të dhunës në familje janë mjaft të shpeshta./Telegrafi/

 

Exit mobile version