Telegrafi

Sulmoi vëllain e saj, policia arreston një femër në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Ferizaj, pasi që e njëjta ka sulmuar vëllain e saj.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 23:30, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një zënke kishte sulmuar me një mjet te mprehte vëllain e saj viktimën mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më tej, Policia njofton se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/