Një person është arrestuar në fshatin Zhegër të Gjilanit, pasi që i njëjti cili për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, ishte përlesh fizikisht me viktimën mashkull K/Shqiptar, të cilin e kishte ther me thikë dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar thika, të cilën dyshohet se e kishte përdor në rast.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/