Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri persona.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 21:30, në Skenderaj.
Tutje në raport, bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri viktima. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/