Një rast i sulmit seksual raportohet se ka ndodhur të hënën në Drenas.
Policia njofton se një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një të mitur, derisa e njëjta ishte në shtëpinë e tij.
“Gllogoc 04.03.2024-22:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare – e mitur, derisa viktima ishte në shtëpinë e të dyshuarit”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima pas intervistimit në prezencë edhe të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, do të dërgohet për ekzaminime mjekësore. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/