Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “sulm seksual”.
Sipas raportit të policisë, thuhet se i njëjti kishte ngacmuar seksualisht një të mitur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ngacmuar seksualisht viktimën kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/