Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar nga Fushë Kosova, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një shtetase të Shqipërisë.
Rasti i sulmit seksual ndaj viktimës është raportuar se ka ndodhur të dielën rreth orës 14:45.
“Lidhur me rastin e lartcekur të raportuar nga ankuesja shtetase e Shqipërisë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
Të dielën policia kishte njoftuar për rastin në fjalë, ku kishte bërë të ditur se me urdhër të prokurorit viktima ishte dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur. /Telegrafi/