Telegrafi

Sulmoi policin, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një person në Gjakovë, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një zyrtarë policor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, edhe viktima edhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Rr. Musa Zajmi, Gjakovë 24.08.2021 – 23:45. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së. /Telegrafi/