Telegrafi

Sulmoi policët në stacionin policor në Prishtinë, i bën për spital – i dyshuari dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit derisa ishte në stacion policor i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilëve u ka shkaktuar lëndime, pas të cilave ata kanë pranuar trajtim mjekësor.

Gjatë kontrollit, në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në peshë 4.7 gramë.

Rasti ka ndodhur më 29 shkurt, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në ora 9.20, thuhet në raportin e rregullt të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/