Telegrafi

Sulmoi një mjek në Deçan, arrestohet i dyshuari

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar një mjek në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit.

Rasti është raportuar të premten pas mesditës, teksa viktima ka marrë tretman mjekësor.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, sipas raportit të PK-së.

“Fsh. Strellc i Epërm, Deçan 19.11.2021 – 13:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një mjek mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/