Një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar një mjek në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit.
Rasti është raportuar të premten pas mesditës, teksa viktima ka marrë tretman mjekësor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, sipas raportit të PK-së.
“Fsh. Strellc i Epërm, Deçan 19.11.2021 – 13:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një mjek mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/