Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili kishte ushtruar dhune ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij.
Rasti ka ndodhur në Pejë, të martën në ora 17:00.
I dyshuari gjatë ushtrimit të dhunës në dhomë kishte hedhur sprej.
Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një armë zjarri-revole me një karikator dhe 10 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/