Një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte sulmuar konduktorin e autobusit në Prishtinë.
Sipas raportit të PK-së, viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë (NN) 14.07.2021 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar konduktorin e autobusit viktimën mashkull kosovar, viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandimin e të cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/