Telegrafi

Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet një person në Kllokot

FotoL Ar

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Verbovc të Kllokotit, pasi që i njëjti ka sulmuar një zyrtar policor.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 01:50, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Serb-zyrtarin policor, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Vitisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajte për 48 orë./Telegrafi/