Site icon Telegrafi

Sulmoi fizikisht policin, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht një polic.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos i zbatuar urdhrat e ka sulmuar fizikisht njërin prej zyrtarëve policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia njofton se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullte hetimore./Telegrafi/

Exit mobile version