Policia ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht një person.
Rasti ka ndodhur në një lokal, rreth orës 21:45, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në gjendje të dehur derisa ishte duke qëndruar në një lokal kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Telegrafi/