Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Vushtrri pas dyshohet se sulmoi fizikisht një person.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 21:00.
“Mbrëmë, rreth orës 21:00, Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penal ‘Lëndim i rëndë trupor’.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshim të arsyeshme, ku pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht dhe i ka hedhur sprej viktimës mashkull/ kosovar i cili ka kërkuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar një sprej që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në veprën penale.
Pas intervistimit, të dyshuarit D.M, 19 vjeçar, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndaj tij janë duke u zhvilluar hetime në drejtim të veprave penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “përdorim mjetit të rrezikshëm (sprej)”. /Telegrafi/