Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Fushë Kosovë, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht një mashkull dhe më pas ka marrë para nga xhepi i tij.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 21:30, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar e dyshuar femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht në vendin e punë viktimën mashkull kosovar dhe më pas ka marr parat nga xhepi i tij. Sipas viktimës, e dyshuar ishte ish punëtore në pompën e derivateve dhe ishte e larguar nga puna”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, e dyshuar është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/