Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:45, transmeton Telegrafi.
‘Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht motrën e tij, viktimën femër K/Shqiptare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/