Site icon Telegrafi

Sulmoi fizikisht ekipin mjekësor në QKMF-në e Obiliqit, i dyshuari shoqërohet në polici

Foto: Ilustrim

Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi që kishte sulmuar fizikisht ekipin mjekësor të QKMF-së, përderisa ishin duke i dhënë ndihmë mjekësore një personi tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 07:15, në Obiliq.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht ekipin mjekësor të QKMF-së përderisa ishin duke i dhënë ndihmë mjekësore një personi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/ 

Exit mobile version