Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 08:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/