Site icon Telegrafi

Sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, policia arreston personin e dyshuar në Prizren

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se i dyshuar mashkull K/Shqiptar është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, transmeton Telegrafi.

Policia bën të ditur se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, pasi nuk kishte lëndime të dukshme, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30./Telegrafi/

 

Exit mobile version